Kronika

Vetë i shpëtoi bombës, sonte iu vra nipi – Saga e krimeve mes dy fiseve në Rrëshen









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:17 - 15/12/20 |
mapo.al

Rrësheni u trondit mbrëmjen e sotme nga një vrasje me armë zjarri. Viktima është Anton Keli. Mësohet se viktima është nipi i Preng Gjinit, emër i njohur për publikun dhe drejtësinë, pasi iu bë atentat në 15 shtator në mes të Tiranës, pranë shkollës “Vasil Shanto” .



Preng Gjini shpëtoi me disa plagë në gjymtyrët e poshtë, por sonte iu vra nipi. Ende nuk ka një pistë konkrete për vrasjen e nipit mbrëmjen e sotme, ndërsa për Gjinin pista kryesore ishte ajo e hakmarrjes për prishje të pazareve të drogës, por ende pa autorë.


Në 4 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar disa persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.




Në datë 9 shtator të vitit 2016 u ekzekutua Sajmir Jaku në Rrëshen nga dy persona të armatosur. Sajmir Jaku ishte drejtori i OSHEE-së për zonën e veriut, ndërsa nga atentati mbeti i plagosur edhe një tjetër person. Jaku ishte së bashku me shokun e tij duke konsumuar një kafe në momentin që dy personat e armatosur hapën zjarr kundër tyre.



Një vit më pas në 28 prill në Itali u vra Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba. Ai u ekzekutua në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua. Në banesë në momentin e vrasjes ishte vetëm vajza e tij. Nga hetimet e autoriteteve italiane rezultoi se Reçi ishte me precedent në fushën e trafikut të drogës duke i çuar ngjarjet në pistën e hakmarrjes për prishjen e pazareve.


Nga Italia në Belgjikë. Viktima e radhës ishte Kreshnik Gjini 31 vjeç, që u ekzekutua 6 Shtator 2017 në komunën Forest. Dy persona të maskuar dhe të armatosur e qëlluan me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend. Gjini punonte në një lokal dhe u vra përpara koleges së tij. Në momentin kur shqiptari u fut në makinë, autorët e qëlluan direkt duke mos i lënë mundësi reagimi. Vrasja ishte e lidhur me atë në Rrëshen dhe Romë, por autorët nuk u zbuluan.

Viktima e radhës ishte Armando Gjini, i ekzekutuar në gusht 2019 në qendër të Rrëshenit. Ai njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”. Në janar të këtij viti viktima e fundit e përplasjes mes fiseve ishte Kastriot Reçi. Ai u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit me snajper. 47-vjçari ishte pronar i një televizioni lokal në Mirditë.

Viktimat
9 Shtator 2016 vritet Sajmir Jaku
28 Prill 2017 vritet Gasper Reçi
6 Shtator 2017 vritet Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut)
12 Gusht të 2019 vritet Tonin Gjini
7 Janar 2020 vritet Kastriot Reçi
15 Dhjetor 2020 vritet Anton Keli-ende pa pistë konkrete dhe autorë

1


Etiketa: ,

Pas