Kronika

Vetëdorëzimi i Klement Balilit erdhi ashtu siç e kishte parashikuar gazetari…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:17 - 15/01/19 |
mapo.al

I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte.






Lajmi konfirmohet për Top Channel nga njëri prej avokatëve të tij, Baftjar Rusi. Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku.


Vetëdorëzimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi një burim nga Ministria e Drejtësisë njoftoi se Greqia i është përgjigjur në fund të dhjetorit të kaluar, përmes një letërporosie, kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që këmbëngulte t’i dorëzoheshin prova shtesë të 46-vjeçarit.







Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i Prokurorisë, që në vitin 2018 zgjati tri herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, por që për shkak të dështimit të policisë për ta arrestuar u quajt nga ish-ambasadori Donald Lu edhe si “magjistari”.




Interesant është fakti se gazetari i Report Tv, Artan Hoxha zbuloi para tre muajsh edhe kushtin e Balilit për t’u dorëzuar.



“Klement Balili nuk pranon të dorëzohet deri sa prokuroria të dorëzojë dosjen në gjykatë, pasi pretendon se nuk ka prova. Ai ka thënë se në momentin që dosja do të shkojë për gjykim, do të dorëzohet. Policia nuk ka arritur ta thyejë këtë sistem mbrojtës që ka krijuar Balili për ta arrestuar. Ne dimë çfarë provash ka sjellë Greqia, por nuk dimë çfarë ka bërë prokuroria shqiptare me hetimet”.

Prej dy vitesh, Klement Balili vazhdon ta kthejë duarbosh policinë gjatë aksioneve të dështuara për arrestimin e tij. Tashmë, sfida e radhës nuk është për uniformat blu, por për Prokurorinë, raporton Top Channel.

‘Klement Balili është vetëdorëzuar’: Sali Berisha publikon mesazhin

1


Etiketa: , , , , ,

Pas