Andon Mëhillaj, njëri nga dy kushërinjtë e dyshuar si porositësit e disa prej krimeve të “killerit” Julian Sinanaj është vetëdorëzuar në Policinë e Vlorës.
Ai u dorëzua një ditë pasi bashkë me kushëririn Genis Mëhillaj u shpallën në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që nga policia shqiptare kërkoheshin që prej datës 29 janar.
Burime nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se Andon Mëhillaj ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se nuk e njeh vrasësin Juljan Sinanajn.
Mëhillaj ka kërkuar siguri për familjen e tij. Vetëm disa ditë më parë në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë shpërtheu një sasi eksplozivi.
Kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj u treguan me gisht nga vrasësi Julian Sinanaj si ndërmjetës mes tij dhe porositësve të vrasjeve.
Sipas Policisë së Shtetit, nga kushërinjtë Mëhillaj është porositur te Julian Sinanaj kryerja e krimeve: vrasja e shtetasit Sokol Veizi më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës; vrasja e shtetasit Agron Çela më datë 20 gusht 2013 në Vlorë, vendosje e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi më datë 1 qershor 2013 në Vlorë; vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E. B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013 dhe vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E. B. në Vlorë më datë 31 gusht 2013.
si te mos dorzohej kur e ter kupola e PS dhe aleanca e tyre tritoliste eshte e perfshire-denocimet nuk pranohen nga ish shoferet e porositesit te vrasjeve qe u bane Police.tash qe i vune tritole shtepise u dorzua para krimit mafioz socialiste.