Kryesore

Vetëflijimi demonstrativ i një korçari: Depresioni që po merr jetë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:21 - 20/10/18 |
mapo.al

Depresioni thuhet se është sëmundja e shekullit. Shumë shqiptarë vuajnë nga kjo sëmundje. Disa prej të prekurve nuk tregojnë shumë shenja. Kështu ka ndodhur edhe me një person në Korçë, i cili u vetëflijua në mënyrë demonstrative.


Një 39-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u djegur me benzinë brenda mjetit të tij, mesnatën e së premtes. Gjergji Babo, sipas hetimeve të policisë, kishte marrë një bidon me benzinë në një karburant të qytetit dhe më pas i ka vënë flakën vetes, teksa mjeti ishte në ecje e sipër, në afërsi të ish-Kampit të Punëtorëve. Viktima ka gjetur vdekjen nga plagët, ndërsa flakët e mjetit ku i dha fund jetës, kanë dëmtuar edhe tre makina të tjera të parkuara.


Trupi i Babos u dërgua në morgun e spitalit, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa paraprakisht policia thotë se viktima mund ta ketë ndërmarrë aktin ekstrem në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike.



Familjarët jashtë kamerave deklarojnë se nuk e dinë arsyen pse i afërmi i tyre është vetëdjegur. Sipas tyre ai nuk kishte probleme ekonomike dhe as nuk kishte shfaqur shenja depresioni. 39-vjeçari jetonte me gjyshen, pasi familja kishte emigruar prej vitesh në SHBA.


<
>
makina1 makina2 makina3



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas