Aktualitet

Vetëm 23 vjeç, kush është i ‘forti’ që u arrestua në Lezhë






               Publikuar në : 10:08 - 12/09/19 |
mapo.al

23-vjeçari Erikson Tetaj, është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet pjesë e një grupi kriminal në Itali dhe që është dënuar nga Gjykata e Monzas me 20 vite burg.


Erikson Tetaj shfrytëzonte vajza për prostitucion në Milano e Monza si dhe dyshohet se ka trafikuar kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Për këto dy vepra penale ai është dënuar me 20 vite burg dhe tashmë do të nisin procedurat e ekstradimit.

Gazeta Mapo mëson se Erikson Tetaj cilësohej nga polici si një person me rrezikshmëri të lartë, prandaj për arrestimin e tij janë angazhuar forca të shumta të FNSH-së.

U arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi, shtetasi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë“, – thotë policia.

Gjatë operacionit për arrestimin e Erikson Tetajt, policia ka ndaluar edhe 3 persona të tjerë.

Njoftimi

Në kuadër të planit operacional të koduar “Qarku”, shërbimet policore të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë kanë ushtruar kontroll të gjerë në gjithë territorin e Lezhës me qëllim kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e sende tjera kundërligjshme.

Si rezultat i tij, falë edhe mbështetjes dhe bashkëpunimit me qytetarët, u lokalizuan dhe u kapën shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar e kombëtar, konkretisht:

– U arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi, shtetasi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

– U kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim kombëtar E.N., 22 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetases B.K., në Laç, ndodhur më 10 korrik 2019, ku ka vjedhur mallra dhe vlera monetare.

Gjithashtu, po në vijim të operacionit:

– U arrestua shtetasi B. P., 28 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT me krehër me 7 fishekë, pa leje.

– U procedua penalisht shtetasi E.Sh., vjeç 32, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, falënderon qytetarët për besimin dhe mbështetjen dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërinë në numrin unik 112 dhe në Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Etiketa: ,

Pas