Aktualitet

Vetëm 324 raste me koronavirus, Mali i Zi merr vendimin për daljen nga situata pandemike





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 02/06/20 |
mapo.al

Pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19 duket se po zbehet dita-ditës dhe këtë e tregojnë shifrat në rënie të të prekurve dhe viktimave. Përveç kesaj vihet re edhe një tendencë e shumë vendeve për fillimin e masave për rihapjen e vendit.


Qeveritë e vendeve të ndryshme kanë filluar masat për rihapjen e vendeve respektive. Një ndër to është edhe fqinji ynë verior Mali i Z ii cili shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ky vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik. “Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter. Ky vendim u nis nga fakti se për 28 ditë me radhë Mali i Zi nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus.


“Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet ta kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se një numër i madh i rasteve të pazbuluara të të infektuarve ekzistojnë akoma. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet në mënyrë agresive dhe energjike me zbulimin, testimin dhe monitorimin e kontakteve”, tha shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajovic


Mali i Zi, gjithsej, ka konfirmuar 324 raste me koronavirus. Prej tyre, nëntë pacientë kanë vdekur, të tjerët janë shëruar.


 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas