Arkiva 2

Vetëm 9 vjeçe, ndërron jetë vajza e ish-trajnerit të Barcelonës






               Publikuar në : 12:56 - 30/08/19 |
mapo.al

Ish-lojtari dhe trajneri i skuadrës së Barcelonës, Luis Enrique ka pësuar mbrëmjen e së enjtes një humbje të madhe. Vajza e tij 9-vjecare, Xana, është ndarë nga jeta pas një beteje 5 mujore me sëmundjen e kancerit në kocka. Lajmi i trishtë është komunikuar nga vetë ai, përmes një njoftimi.


“Vajza jonë Xana ka ndërruar jetë këtë mbasdite në moshën 9-vjecare, pasi luftoi për disa muaj me osteosarkomën. I falenderojmë të gjithë ata që na kanë qënduar pranë gjatë këtyre kohëve dhe ju lutemi të respektoni privatësinë tonë.

Ne gjithashtu falenderojmë stafin, doktorët, infermierët dhe vullnetarët pranë spitaleve Sant Joan de Deu dhe Sant Pau, për dedikimim dhe kujdesin ndaj Xanës. Do na mungosh shumë bija jonë por do të të kujtojmë çdo ditë të jetës, me shpresën se do të shihemi sërish në të ardhmen. Ti do të jesh ylli që do të orientojë përpara familjen tonë”- është shprehur Luis Enrique.

 


Etiketa:

Pas