Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vetëm diplomacia nuk mund ta shpëtojë dot demokracinë

by mapo.al
27/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Kur Joe Biden mblodhi Samitin e tij virtual për Demokracinë javës që shkoi, ai paralajmëroi se erozioni i demokracisë përbën “sfidën më përcaktuese të kohës sonë”. Dhe nuk e ka gabim. Demokracia është nën rrethim, dhe ky vit ka qenë i karakterizuar nga zgjedhje të kontestuara, grushte shteti dhe sjellje të paturpshme të autokratëve.

Ky ishte viti i pestë radhazi, në të cilin numri i vendeve që lëviznin në drejtim të autoritarizmit, e kaloi atë të atyre që lëviznin drejt demokracisë. Më mesin e vendeve që kanë bërë hapa pas janë disa nga demokracitë më të mëdha në botë, përfshirë Brazilin, Indinë dhe Filipinet.



“Djemtë e këqij” janë duke triumfuar. Dhe duke pasur parasysh refuzimin e vazhdueshëm të Donald Trump për të pranuar humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, në rrezik është edhe vetë demokracia amerikane.

Biden u zotua qëkur ishte kandidat, që ta bënte përtëritjen e demokracisë një gur themeli të politikës së tij të jashtme, pjesërisht duke bërë bashkë udhëheqës dhe përfaqësues nga demokracitë e botës për t’iu kundërvënë autoritarizmit, luftuar korrupsionin, dhe për të promovuar të drejtat e njeriut.

Qeveritë pjesëmarrëse, morën angazhime në këtë samit për të mbështetur demokracinë brenda dhe jashtë vendit të tyre. Mbajtja e këtyre premtimeve ,do të verifikohet në një samit të dytë që do të mbahet vitin e ardhshëm. Ky samit, u përball me disa pengesa të dukshme, përfshirë sinqeritetin e dyshimtë të pjesëmarrësve të tij më jo–liberalë, dhe besueshmërinë e dobësuar të Amerikës për çështjen në fjalë.

Por sfida ndoshta më themelore, është çështja nëse diplomacia mund të arrijë atë që synon të bëjë Biden. Nga më shumë se 100 vende të ftuara për të marrë pjesë në samit, shumica përfaqësonin demokraci të konsoliduara.

Por lista e të ftuarve përmbante edhe shumë udhëheqës që janë përgjegjës për hapat prapa në aspektin e demokracisë, të cilat nxitën edhe mbajtjen e këtij samiti, përfshirë Narendra Modin e Indisë, Jair Bolsonaro të Brazilit dhe Rodrigo Duterte të Filipineve.

Në fakt, më shumë se 1/4 e vendeve të ftuara në këtë samit, janë vlerësuar si “pjesërisht të lira” në raportin e fundit të Freedom House, “Liria në botë”. Tre nga të ftuarit (Angola, Republika Demokratike e Kongos dhe Iraku) nuk konsiderohen fare vende të lira.

Por pavarësisht se cilat vende ishin të përfshira në samit, apo sesa renditen në shkallaren edemokracisë, parandalimi dhe ndalja e erozionit demokratik global, nuk do të jetë e lehtë dhe nuk mund të kryhet vetëm nga diplomacia. Demokratizimi është një proces që zhvillohet zakonisht brenda vendeve, dhe jo midis tyre.

Disa nga kërcënimet më të rënda ndaj demokracinë janë të brendshme: mosbesimi, polarizimi, shtypja e votuesve dhe institucionet partiake. Presioni diplomatik mund të inkurajojë dhe promovojë më shumë praktika demokratike, por nuk është ai që e çon përpara një demokraci.Janë aktorët dhe lëvizjet vendase, ato që luajnë rolin më të madh në mbrojtjen apo shkatërrimin e një demokracie. Dhe kjo është logjike, pasi themelet e demokracive të shëndetshme, përfshirë qasjen tek e drejta e votës dhe liritë e tjera civile, janë kryesisht çështje të brendshme.

Ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar se një qasje e dobët në shërbimet publike, rritja e pabarazisë dhe rënia e prosperitetit material, mund të çojnë gjithashtu në rënien e demokracisë. Roli i qeverive të huaja dhe i institucioneve ndërkombëtare në promovimin e demokracisë, është i kufizuar kryesisht në mbështetjen e shoqërisë civile dhe aty ku është e realizueshme, në dhënien e ndihmës financiare, dhe të tregtisë të kushtëzuar nga rezultatet nëaspektin e demokracisë.

Edhe pse diplomacia mund të plotësojë përpjekjet e brendshme, ajo nuk është një zëvendësues i mjaftueshëm për “një lëvizje të fuqishme dhe të vërtetë vendase, për t’i mbajtur përgjegjës ndaj rregullave dhe parimeve demokratike figurat publike dhe institucionet”, vëren një raport i fundit i Institutit Brukings.

“Diplomacia është një përbërës kritik në përzierjen e mjeteve, të cilat mund të kenë një efekt të dobishëm. Por tek e fundit lufta kundër jo–liberalizmit dhe beteja për demokracinë, duhet të udhëhiqet dhe të fitohet nga njerëzit dhe udhëheqësit politikë të një kombi”-thotë Norman Eisen, ish-ambasadori i SHBA-së në Republikën Çeke dhe një nga bashkautorët e raportit.

Në një farë mënyre, këtë gjë e merr parasysh edhe samiti i Joe Biden. Duke i inkurajuar vendet pjesëmarrëse të propozojnë objektivat e tyre, duke përfshirë në diskutim aktivistë, gazetarë dhe anëtarë të tjerë të shoqërisë civile, ai po i inkurajon vendet të mbajnë vetëpeshën kryesore të punës.

Kjo qasje i jep mundësi liderëve që t’i përshtatin zotimet e tyre me nevojat e vendeve të tyre, por gjithashtu pengon që SHBA-ja të shihet si ajo që dikton sesi duhet të veprojnë demokracitë e tjera. Administrata Biden e di se SHBA-ja ka tashmë një autoritet të dyshimtë mbi këtë temë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 19 shtete amerikane kanë miratuar ligje, që e bëjnë më të vështirë ushtrimin e të drejtës së votës për shumë amerikanë. Në gjithë vendin po zhvillohet një luftë e ashpër për të vendosur besnikët e partive në postet kryesore të komisioneve zgjedhore, parazgjedhjeve të ardhshme të mesit të mandatit që pritet të mbahen në vjeshtën e vitit tëardhshëm.

Një sfidë tjetër e samitit është narrativa gjithëpërfshirëse, se kriza e demokracisë është në thelb gjeopolitike dhe e rrënjosur më shumë tek një garë e hapur midis demokracive të botës dhe shteteve autoritare, sesa në një konflikt të brendshëm brenda vetë demokracive.

Por duke u fiksuar pas së parës dhe kërcënimeve që vijnë nga aktorët e jashtëm keqdashës, demokracitë rrezikojnë të anashkalojnë kërcënimet më tinëzare të brendshme, në formën e polarizimit në rritje, pabarazisë, dhe mosbesimit tek ideja se demokracia mund të përmbushë nevojat e njerëzve.

“Kërcënimet ndaj demokracisë, vijnë shumë më pak nga autokracitë, sesa nga aftësia e demokracive për të funksionuar brenda sistemet tona”-thotë Bruce Jentleson, profesor i politikave publike dhe shkencave politike në Universitetin Duke, ish-këshilltar mbi politikën e jashtme në administratat Obama dhe Clinton.

Ai shtoi se ndonëse kërcënimet e jashtme si fushatat e keqinformimit janë reale, “fokusimi kaq i madh tek ato, ndodh sepse sistemet tona nuk po funksionojnë”. Ndërsa s’ka dyshime seRusia dhe Kina do t’i gëzoheshin përpjekjeve të ardhshme për të përmbysur demokracinë e SHBA-së, ato nuk mund të shkaktojnë më shumë dëm, sesa amerikanët kanë treguar tashmë të gatshëm që t’i shkaktojnë vetes së tyre.

Hedhja e bazave për të shpëtuar demokracinë është një synim fisnik. Por nëse Biden do që të mbahet mend se ka bërë diçka në këtë aspekt, kjo do të varet nga fakti nëse ai mund të prodhojë rezultate të prekshme.

Dhe prova më e mirë në këtë drejtim, do të ishte që SHBA-ja të marrë hapat e nevojshëm për të forcuar demokracinë amerikane, dhe për të parandaluar përsëritjen e krizës kushtetuese të vitit 2020. Por ky samit nuk ka të ngjarë që t’i nxisë ligjvënësit amerikanë ta marrin seriozisht këtë çështje, por më shumë t’i detyrojnë të veprojnë liderët diku tjetër. Por demokratizimi fillon nga shtëpia. / “The Atlantic” – Përktheu: Bota.al/

Tags: demokraciadiplomaciaJoe BidenThe Atlantic

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
A e dini se ekziston edhe depresioni veror?

Çfarë duhet të bëni kur ndiheni të zhgënjyer nga dikush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In