Aktualitet

Vetëm pak minuta reshje shiu dhe përmbytet qyteti i Beratit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:07 - 05/07/20 |
mapo.al

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ka përfshirë orët e pasdites qytetin e Beratit, duke shkaktuar probleme në çdo aks rruge dhe në shumë lagje.


I favorizuar edhe nga era e fortë,shiu ka bllokuar si rrugët kryesore ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.


Rreshjet intensive të shiut që vijojnë ende të bien, kanë vërshuar në disa nga rrugët kryesore të qytetit që janë ende nën pushtetin e ujit dhe në shumë lagje, ku njerëzit po qarkullojnë me vështirësi.


Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Axgensi-Ura e Varur”, “Kthesa e Gjykatës”, “Stadiumi i Vjetër”, “Çelepias”, etj, ku uji ka vërshuar në çdo rrugë e lagje, ku është e pamundur të hysh në këmbë pa çizme.



Etiketa: , ,

Pas