Aktualitet

Vetëm për një foto, burri nga Kina rrezikon jetën e të birit buzë një shkëmbi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:57 - 14/07/20 |
mapo.al

Një burrë në Pekin është filmuar duke e mbajtur ‘të varur’ djalin e tij buzë një shkëmbi, thjesht për t’i bërë një fotografi.


Mediat e huaja raportojnë se pamjet tronditëse që u bënë virale, tregojnë se si i ati e mban të birin prej duarsh, ndërsa një burrë tjetër e fotografon atë.


Videoja ka ngritur debat te dhjetëra mijëra njerëz në Kinë, pasi sipas tyre burri “nuk e meritonte epitetin e të qenit prind”.


Thuhet se pamjet janë xhiruar në rrugën “Hongjing”, një vend që njihet për peizazhet e bukura dhe kthesat e mprehta.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas