Aktualitet

Vetëm Tirana dhe Shkodra me raste të reja COVID-19, dy mjekë te Infektivi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:25 - 10/04/20 |
mapo.al

Dy mjekë janë të shtruar në spitalin Infektiv. Në komunikimin e përditshëm për mediat, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se dy nga personeli mjekësor janë shtruar te spitali Infektiv në Tiranë. Bëhet fjalë për anëtarin e Task Forcës, Andi Koraqi dhe mjekun Roland Xhaxho.


Ndërkohë, Tirana dhe Shkodra janë dy qytetet e vetme që kanë shënuar rritje të rasteve të reja 24 orët e fundit, sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë. Kryeqyteti numëron tashmë 196 raste, me 3 raste të reja sot dhe Shkodra me 45 në total, 4 raste të reja në 24 orët e fundit.


Ndërkohë, Tirana ka numri më të lartë të të shëruarve, kjo për faktin se ka numrin më të lartë të të prekurve, për t’u ndjekur nga Fieri, Korça, Durrësi dhe Lezha.


Qytetet e prekura dhe numri i rasteve
Tiranë 196 raste
Durrës 38 raste
Lushnje 5 raste
Elbasan 15 raste
Fier 32 raste
Kavajë 8 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 17 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 45 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 12 raste
Krujë 5 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë 3 raste


LEXO EDHE: 

Vetëm 7 raste të reja me koronavirus, ISHP: Trend i qëndrueshëm


Etiketa: , ,

Pas