Aktualitet

Vetëm vaksina nuk mjafton në mposhtjen e pandemisë, thotë shefi i OBSH-së








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:56 - 16/11/20 |
mapo.al

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se, vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri.


“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së.


Kur bëhet fjalë për vaksinën, shefi i OBSH-së, por edhe zyrtarët tjerë të organizatës, janë munduar të ulin optimizmin e ngjallur në ditët e fundit, pasi laboratorët e kompanive Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre, e cila është në fazën e tretë të testimit, është 90 për qind efektive.



“Fillimisht, sasitë do të jenë të kufizuara dhe për këtë arsye personeli mjekësor, të moshuarit dhe personat në rrezik do të kenë përparësi dhe ne shpresojmë që kjo të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të mbijetojnë”, tha Ghebreyesus, duke paralajmëruar se “do të ketë akoma shumë hapësirë për përhapjen e virusit”.

Lexo edhe :  Hoti bisedon me Macron - Presidenti francez: Do të vizitoj Kosovën

Prandaj, ai bëri thirrje që masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe. Një valë e re e pandemisë i ka detyruar shumë vende të marrin kufizime shtesë për të frenuar përhapjen e virusit.


Rastet e para me koronavirus u paraqitën në fund të vitit 2019 në Kinë. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Kinës se ka fshehur informacionet për virusin.

Në muajin mars OBSH-ja e shpalli pandeminë e COVID-19, sëmundjen që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani në nivel global janë infektuar mbi 54 milionë njerëz, prej të cilëve mbi 1 milionë e 300 mijë kanë vdekur./REL/


Etiketa: , , ,

Pas