Bota

Veterani 93-vjeçar Melanisë: Sikur të isha 20 vjet më i ri (VIDEO)






               Publikuar në : 10:26 - 06/06/19 |
mapo.al

Pasi Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie mbaruan vizitën 3-ditore në Britani, para largimit për në SHBA, çifti presidencial mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të D-Day.


Kjo ceremoni mblodhi disa nga liderët më të rëndësishëm perëndimorë në Portsmouth të Britanisë. Nga presidenti amerikan Donald Trump, tek presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel e deri tek Mbretëresha Elizabeth, të cilët nderuan të rënët e Luftës së Dytë Botërore dhe vlerësuan aleancën mes vendeve.

Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj ceremonie ishte një kompliment i bërë nga veterani, Thomas Cuthbert për bashkëshorten e SHBA-ve Melania. Pasi takon Trump 93-vjecari i drejtohet Melania “Sikur të isha 20 vjet më i ri”.

Ndërsa Trump i përgjiigjet “Sigurisht që do ta kishë bërë për vete”.


Etiketa: , , , , , ,

Pas