fbpx

Dikur

Veterani i luftës takon të dashurën e rinisë pas 75 vitesh (FOTO)





               Publikuar në : 13:50 - 13/06/19 |
mapo.al

Veterani i Luftës së Dytë Botërore u takua me të dashurën e tij franceze pas 75 vitesh.

Robbind ra në dashuri në moshën 24-vjeçare me një vajzë 18-vjeçare nga Franca të quajtur Jeannine Pierson në vitin 1944.

Pas dy muajsh atij iu tha se duhej të largohej drejt Frontit Lindor për të luftuar. Që prej asaj kohe pa ditur asgjë për njëri-tjetrin secili jetoi jetën e tij.


Pas 75 vitesh, me ndihmën e gazetarëve të BBC ata ia dolën të ritakohen. Ishte pikërisht veterani që kërkoi të takohej me të dashurën e tij edhe pse dyshonte se do të mund ta gjente.

‘Gjithmonë kam menduar për të, duke menduar ndoshta se do të vijë. Gjithmonë kam pyetur për të. Kur ai u largua në kamion, bërtita, sigurisht, isha shumë e trishtuar. Uroja që pas luftës ai të mos kthehej në Amerikë’, ka treguar e moshuar.

‘Përse t’u desh kaq shumë që të kthehesh?, ka pyetur ajo të dashurin e zemrës.



Robbins nga ana tjetër mbante me shumë fanatizëm një foto të vjetër të të dashurës së tij përgjatë gjithë këtyre viteve.

Pas luftës, Robbins u kthye në Amerikë ku u takua dhe u martua me Lillian, gruan e tij prej 70 vjetësh. Pierson gjithashtu ra në dashuri përsëri. Ajo u martua në vitin 1949 dhe u bë nënë e pesë fëmijëve. /Express.co/



Etiketa: , , , ,

Pas