Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para nga ngjarja që alarmoi Policinë e Tiranës mesditën e sotme.
Gazeta MAPO raportoi më herët se një person kishte telefonuar sallën operative në Policinë e kryeqytetit, për të kërkuar ndihmë. Telefoni rezultoi i fikur, i lokalizuar në zonën pranë Malit të Dajtit, pasi policia dhe FNSH nisën kontrollet ne terren.
Policia bën të ditur se te zona e Teleferikut, në afërsi të Antenave, është gjetur i vetëvarur në një pemë shtetasi O.Gj., 34 vjeç. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa personi që kishte telefonuar, ishte një kalimtar i rastësishëm që kishte konstatuar trupin e pajetë të të riut.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 19.10.2020, rreth orës 13:00, tek Teleferiku, në afërsi të Antenave, në Dajt, është gjetur i vetë’varur në një pemë shtetasi O.Gj., 34 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE:
E çuditshme në Tiranë, qytetari telefonon Policinë për ndihmë, më pas zhduket
Telefonata që alarmoi Policinë, gjendet i vetëvarur i riu në Dajt