Aktualitet

Vetëvendosje fiton Podujevën – Albin Kurti: Ishte referendum








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:01 - 29/11/20 |
mapo.al

LDK-ja humbet bastionin e saj, ndërsa tashmë Podujeva i ka besuar qeverisjen një të zgjedhuri nga Lëvizja Vetëvendosje. Shpejtim Bulliqi fitoi me 51.64% të votave në Podujevë, ndërkohë në Mitrovicë të Veriut ka fituar kandidati i Listës Serbe.



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministri, Albin Kurti zgjedhjet ku fitoi kandidati i tij i ka cilësuar si referendum. “Ka fituar qytetari i Podujevës që vendosi për VV dhe Shpejtim Bullqinin për kryetar. Kjo nuk është zgjedhje, kjo është referendum. Jo vetëm sonte por edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendume sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen.


Nuk ka fituar thjeshtë as Shpejtimi as Lëvizja por keni fituar ju. Ne nuk po e marrim komunën ne po ua kthjemë juve komunën. Me siguri që të gjithë jeni gëzuar shumë, me siguri që festa nuk do të përfundoj sonte. Unë ju lus që të shpërndaheni në mënyrë të qetë” tha Kurti, ku festa për disa momente bëri që fituesit të harrojnë koronavirusin.



Agim Veliu ka pranuar humbjen e LDK-së në Podujevë





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas