Aktualitet

Vetëvendosje i bën LDK-së ofertë të re për koalicion





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:37 - 14/01/20 |
mapo.al

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar një ofertë të re nga Vetëvendosje. Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa i cili ka thënë se propozimi i djeshëm është shumë i ngjajshëm me atë të takimit të fundit, por me disa ndryshime.


Sipas Mustafës ky propozim do të shqyrtohet shumë shpejt.


“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen shumë shpejt”, tha Mustafa.


Oferta e VV-së për LDK-në në takimin e fundit ishte që LDK-së t’i takojnë 6 ministri ndërsa Vetëvendosjes 4 ministri.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas