Editorial

Vetëvrasja e OSBE-së me Ramën kryetar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:19 - 27/08/20 |
Mapo.al 

Nëse OSBE, kjo organizatë e rëndësishme europiane për zgjedhjet dhe krizat, kishte vendosur të hynte në një cikël vetëshkatërrimi, ardhja në krye e Edi Ramës ishte gjetja e duhur për t’i dhënë goditjen dërrmuese.


Si fillim, presidenca përfundoi në duart e një autokrati që ka probleme serioze dhe genetike me votën.


Ai është përgjegjës për disa prej krimeve më të rënda elektorale që kanë tronditur mbarë Europën e sidomos institucionet e BE, për brutalitetin e manipulimit të vullnetit të qytetarëve përmes trafikantëve e bandave të drogës. Dosjet e famshme 339 e 184.


Edi Rama erdhi në krye të OSBE, pasi kjo organizatë ishte cmeritur me zgjedhjet që ky bëri vjet me 30 qershor, ku edhe pse u fut i vetëm në këtë proces, sërish pati shtrembërime skandaloze të votës.


Vetë votoi, vetë u votua, vetë i numëroi e prapë, presionet e deformimet u hasen kudo.

E ka shkruar këtë OSBE në raportin zyrtar. Me siguri drejtuesit kanë shkulur flokët në ndonjë moment nga këto përvoja.

Në majë të kësaj organizate, po ashtu erdhi dikush që nuk lejoi zgjedhje as brenda partisë së tij, edhe pse rezultatin e kishte të sigurtë.

Pra këtu vijmë tek cështja genetike. Ai ka alergji nga vota. Sepse është sundues në karakter.

Dhe më e rënda, kryesuesi i radhës i OSBE, jo pak por për 1 vit, shkeli cdo normë, etikë dhe standard, duke u përfshirë në zgjedhjet e një vendi, sic është Mali i Zi.

Shefi i OSBE në mënyrë të paprecedentë bëri një thirrje në gjuhën e votuesve atje, që të mbështetin njërën palë, pra atë që është në pushtet.

Teksa votimet në Mal të Zi janë të Dielën që po vjen, Edi Rama si shef i OSBE do të duhet të shprehet për to pas procesit. Nisur nga dëshira e tij personale, e shprehur me video-mesazh, ai do të vlerësojë dhe certifikojë vetëm zgjedhje që do të nxjerrin fitues autokratin tjetër të Ballkanit, Milo Gjukanovic.

A mundet dikush, ndonjë vend, ta marrë më seriozisht OSBE-në, pas kësaj eksperience.

Pas kësaj njolle të zezë në CV, kush mund ta shohë më si të besueshme OSBE-në. Kredencialet e saj kanë rënë në tokë.

Shumë vite, dekada pune e angazhim zhbëhen kësisoj, duke sjellë në krye të zyrës më të madhe të zgjedhjeve, dikë që e ka zanat dhe vokacion prishjen e zgjedhjeve dhe krijimin e tensioneve.

Do të duhet që suedezet që e marrin OSBE-në pas Ramës, të bëjnë një pune titanike që të mund të rikuperojnë nderin e humbur të këtij institucioni në 1 vit.

Një pastrim kimik, një kirurgji, një sterilizim me themel do të lypset për të rikthyer imazhin e ndotur.



Pas