Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Delvinë, ku një efektiv dyshohet se ka vrarë veten.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa dyshohet se polici ka qenë në banesën e tij, në momentin që ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Viktima, me inicalet E. B., 54 vjeç mbante detyrën e trupës së shërbim sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Mësohet se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.