Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar sërish në lidhje me procesin e Vetingut në vend.
Ajo shpreh angazhimin që organet e vetingut të respektojnë ligjin, teksa thekson përmes një deklarate se po e monitoron nga afër përmes dy vendeve në bordin ONM-së dhe vëzhguesit ndërkombëtar.
“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.
Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, thotë Ambasada e Shteteve të Bashkuara.