Anëtari i Komisionit të Pavarur Kualifikues, Lulzim Hamitaj është thirrur në Prokurori. Raportohet se Hamitaj duhet të paraqitet sot pasdite në organin e akuzës së Tiranës.
Prokuroria e Përgjithshme nisi para disa muajsh verifikimet për akuzat e PD-së ndaj anëtarit të Komisionerit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj.
Verifikimet kanë nisur kryesisht mi bazën e publikimeve të bëra nga Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, me kërkesë të kryeprokurores Arta Marku.
Dy përfaqësuesit e PD, në një konferencë për mediat deklaruan se anëtari i Vettingut, Lulzim Hamitaj ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze.
Sipas PD, “dokumentat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me certifikatën e anglishtes”.