Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashiim Dedja. KPA ka rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e dhënë pak kohë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që kishte dhënë ok-in për vijimin e detyrës nga Bashkim Dedja.
Një apartament me sipërfaqe 98 metra katrorë në Tiranë, i blerë në vitin 1997 për gati 20 mijë dollarë dhe një apartament i dytë me sipërfaqe 146 metra katrorë me vlerë 168 mijë euro, blerë në vitin 2013, ishin shkaqet kryesore të ankimimit të firmosur nga Komisioneri Publik, Darjel Sina.
Dedja e ka deklaruar apartamentin e parë të paguar me këste prej tij dhe vëllait të tij emigrant në deklaratën e parë të pasurisë të bërë në vitin 2003 ndërsa në deklaratën-veting apartamenti është deklaruar nën pronësinë e vetë gjykatësit.
Dedja ka shpjeguar para komisionit se paratë për blerjen e apartamentit në vitin 1997 ishin pjesërisht nga kursimet e tij dhe pjesërisht me ndihmën e të vëllait emigrant në Greqi, por kontrata e blerjes së pasurisë është bërë vetëm në emër të gjyqtarit. Më pas, sipas shpjegimeve të tij, i vëllai u stabilizua në shtetin grek me dokumente të rregullta dhe prona i mbeti të vëllait.
Shpjegimet e tij ndanë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku dy komisionerë i konsideruan ato të mjaftueshme, ndërsa njëra i konsideroi të pamjaftueshme. Sipas anëtarëve të shumicës së trupës gjykuese, nuk është e mundur të kërkohen dokumente për një shumë parash të fituar nga një emigrant i paligjshëm në vitet 1990.
Por Komisioneri Publik, Sina mendon se ecuria e kontratës së apartamentit dhe të ardhurat e pakta të një gjyqtari shqiptar nga paga në ato vite e vinin kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në pamundësi financiare për të paguar apartamentin.
Dedja kishte të ardhura prej vetëm 510 mijë lekësh në tre vitet 1994-1996 ndërsa kësti i parë i apartamentit i kushtoi 588 mijë lekë.
Ndërsa Dedja deklaron pagesë me këste përgjatë disa viteve, kontrata e blerjes së apartamentit parashikon pagesën e plotë deri në çastin e kolaudimit të apartamentit, në korrik 1997. Komisioneri Sina argumenton se nuk është e mundur të vlerësohet ecuria e të gjitha pagesave për një ngjarje të zhvilluar shumë kohë më parë, por sa i përket pagesës së këstit të parë prej 588 mijë lekësh, argumenti i tij është se kjo dukshëm ishte një shumë përtej mundësive ekonomike të subjektit për atë kohë.
Por problemet e gjyqtarit kushtetues vijojnë me një apartament të blerë në vitin 2013 me vlerë 168 mijë euro dhe një garazh me vlerë 12 mijë euro. Dedja, i cili punon si gjyqtar që nga viti 1993, thotë se e financoi blerjen e apartamentit pjesërisht me kredi, pjesërisht me kursime dhe pjesërisht me dy hua pa interes nga persona të lidhur. Nga BKT Dedja mori një kredi prej 16.8 milionë lekësh ndërsa pjesa tjetër u pagua me hua nga persona të lidhur në masën 25 mijë euro dhe nga kursimet e veta. Komisioneri Sina vlerëson se huatë me persona të lidhura nuk mund të justifikohen.
Problemi tjetër i vërejtur nga Komisioneri Publik është që regjistrimi i apartamentit është bërë në nëntor 2013, rreth një muaj para disbursimit të kredisë bankare.
Sidoqoftë, pikëpyetjet më të mëdha lidhen me huatë pa interes të dhëna nga personat e lidhur me gjyqtarin, emigranti në Greqi dhe emigranti në Itali. Subjekti ka dorëzuar deklarata noteriale për huatë. Sipas komisionerit Sina, të dy subjektet huadhënëse duhej të justifikonin me dokumente ligjore disponimin e shumave të huadhënies nga marrëdhëniet e tyre të punës respektivisht në Greqi dhe në Itali. Dy nga tre anëtarët e KPK-së kanë arsyetuar në vendimin e tyre se të ardhurat e krijuara në emigracion nuk bien kriterin kushtetues të të ardhurave që duhet të justifikohen me burime të ligjshme dhe me tatime të paguara për shkak se janë krijuar jashtë Republikës së Shqipërisë.
Komisioneri Sina nga ana e tij argumenton të kundërtën që edhe të ardhurat në emigracion duhet të justifikohen me dokumente nga autoritetet fiskale përkatëse. Por Sina argumenton gjithashtu se vëllai emigrant në Greqi figuron ndihmues për Gjyqtarin Dedja në më shumë se një rast.
“Sipas dokumentacionit të administruar në fashikullin e Komisionit, vërejmë se personi tjetër i lidhur **, ka kontribuar në disa pasuri në Shqipëri, herë veçmas dhe herë në pronësi,” vëren Sina.
“…është e kuptueshme se ** i subjektit ka investuar në Shqipëri gati 10.355.540 Lekë. Madje figuron se në vitin 2014, ka marrë kredi pranë ***** në shumën 25.000 euro, ndërkohe që i kishte dhënë të ***, subjektit të rivlerësimit, hua pa interes në shumën 15.000 euro,” vijon argumentimi, duke kërkuar shpalljen e subjektit të lidhur në paaftësi paguese për kontributet për të vëllain.
Llogaritjet nga Komisioneri Publik i të ardhurave dhe shpenzimeve të gjyqtarit nxjerrin shpenzime të pambuluara me të ardhura të ligjshme edhe për vitet 2011 dhe 2015.
“Në vitin 2014, rezulton një diferencë e pambuluar prej 481,000 lekë. Në këtë vit subjekti dhe bashkëshortja kanë gjendje në bankë shumën 454,796 lekë, kanë kryer pagesa për shkollim, mobilim, paguar këst kredie dhe shpenzime të nevojshme jetësore, të cilat nuk i mbulon me të ardhurat e ligjshme”, shkruan komisioneri.
O ZOT , sa shumë e vritni mëndjen dhe lodheni edhe vetë , si dhe filloni të dyshoni për sinqeritetin dhe përkushtimin e kolegëve dhe organizmave , që analizojnë problemet pasurore të personave që i nënshtrohen kontrollit me anë të VETTINGUT . Por ka dhe anën tjetër të medaljes : Disa paraqiten liberalë e të mire sepse mundohen ti përcjellin justifikimet e mashtrimet , e ndërsa , disa të tjerë paraqiten si të rreptë , kërkues dhe gati gati me qëndrime armiqësore ndaj personave që kontrollohen , gjë që s’është dhe s’ka pse të jetë e drejtë dhe të trajtohet kësisoj .
O VETTING-sa .
O KPK .
O ONM , e kombëtarë , e ndërkombëtarë e ndër planetarë .
O Kryetar PARLAMENTI .
Mos kërkoni me shtu personel Vettingu e me harxhu edhe nja 30-40 miljon Euro të tjera kot ( paret e taksave tona ) , jo për me zbulu , por për me mbulu FSHEHJET e PASURIVE të PERSONAVE OBJEKT i PROÇESIT të VETTINGUT .
Mos ma merni për keq e për ofendim , që po ju quaj të gjithëve me emrin e LIGJIT për të cilin jeni aty .
Një gjë duhet ta keni kuptuar dhe të qartë si drita e diellit nga gjithë kjo katrahurë abuzimi , korrupsioni e PADREJTËSIE e pa imagjinueshme , që keni pa gjatë kësaj kohe : Ç’farë quhet gjithë kjo dhe PSE ?
Kush e frymëzoi , e lejoi dhe kishte interes që sistemi I DREJTËSISË të përfundonte aty ku është sot , në sistemin e PA DREJTËSISË .
Vetëm pushtetarët dhe klasa politike e donte sistemin e drejtësisë sa më të dobët , sa më të varur , sa më të korruptuar , që të mos mundej e mos të guxonte të dënonte asnjë prej tyre për gjithë atë vjedhje , abuzim e korrupsion që I bënë Shqipërisë , popullit shqiptar dhe pronave shtetërore dhe private gjatë gjithë këtyre 28 vjetëve , madje nuk kanë fare frikë , sa që nuk po kanë të ndalur .
Prej mbi 20 vjetësh , vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncu ( ka dhe mjaft të pa denoncuara ) në organet e akuzës me qindra raste abuzimesh e shpërdorimesh të fondeve publike dhe aseteve të tjera . Ky sistem I PA DREJTESISE , as 5 % të tyre nuk çoi në bangat e të akuzuarve, e pale sa u dënuan .
Politikanët , duke e ditur se sistemi i rregullt e i pa korrtuptuar i drejtësisë nuk do i lejonte dhe do i vinte hakut abuzimit , korrupsionit dhe shpërdorimit të tyre , i frynë gjithmonë zjarrit të padrejtësisë së këtij sistemi .
Edhe kur u bë ligji i VETTING-ut , e zvarritën , e coptuan e goditën dhe e përfunduan në një LIGJ limonatë dhe qesharak , sa që paradokset janë të tilla , që edhe vetë juve , iu është pështiros kjo punë . LIGJ . Bone ç’bone me miljona euro abuzim e korrupsion , mund të mos të thotë asgjë asnjeri , mjafton të largohesh ( japësh dorëheqjen vetë ) dhe jemi larë bashkë . Më rrove , të rrova , brisku i berberit , dhe nuk të hyn gjemb në këmbë hiç.
Po kështu dhe këto të tjerët , nga të cilët zor se mund të bëhen një grusht juristësh sagllam , dalin me pasurira të pa justifikueshme dhe ju thonë hik . Ngadalë njëçikë , ku të hiki ? Kur ti nuk aplikon asnjë masë , asnjë sekuestro , normal që s’ke bërë asgjë . ABUZIMI , KORRUPSIONI e PADREJTESIA , që nuk dënohet , nuk do largohet kurrë vetë . Momentalisht , mund të zbythet e zvoglohet përkohësisht , por , kur nuk ndëshkohet ,kurrë nuk zhduket e largohet . Paradoksi më i madh qëndron në faktin se këta , të cilët qëndruan me ju nënshtru procesit të VETTING-ut , dhe që janë ma pak të korruptuarit , po përzihen e po anatemohen si kriminela , ndërsa kapot e krimit në sistemin e PADREJTESISE , me abuzimet , korrupsionin dhe padrejtësitë marramendëse , nuk i ndjek e përflet njeri më . Merre me mend kur del pa lag kreu i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive dhe 5 vjet Krye-Prokurori i Republikës ( Ishte caktu Krye-Gardian krye abuzuesi ) me miljona e miljona euro abuzime e pastrime parash të pista , rron si pasha me gjithë familjen mu në mes të Gjermanisë bashkë me paret e vjedhura e të abuzuara . Po kështu edhe të tjerët .
MOS HARRONI : Ligji i VETTING-ut , ishte i vetmi i cili u miratua 100 % , me 140 vota , si nuk ka ndodh asnjëherë historikisht në këto 28 vjet , madje kjo PAÇAVURE , u duartrokit me minuta të tëra nga të gjithë , bashkë me ambasadorët e pranishëm .
MOS HARRONI : E kishin pa dhe me Komisionin e VENECIAS . I plasi Komisionit për hajdutët e politikanët tanë . Këtë po mundohen ta fusin në valle edhe tani për gjoja VETTING-un e POLITIKANEVE . Pika . Tallet bota dhe K. VENECIAS me këta halldupë hajdutët tanë . Deputetë , që i njohim , veç kur ndodhin çudira dhe poshtërsi nga familjarët e tyre .
LIGJI I VETTING-ut i mangët dhe i përçudnuar , ka nevojë vetëm për një NEN EKSTRA që vlen për të gjithë pa përjashtim , nga i pari deri tek i fundit , nga PRESIDENTI I REPUBLIKES , KRYEMINISTRI , etj , e deri tek ai GARDIANI i BURGUT , që u bo telef duke rruajt të burgosur e familjarët e tyre ç’do ditë . S’ka nevojë me bo dallime dhe ligje koti , veçmas për prokurorë e gjykatës , veçmas për politikanë , pushtetarë , e veçmas për Oficerë Policie , Rektorë-Dekanë e Pedagogë , shefa Klinikash , etj ,etj .
Kryetar Parlamenti .
Mblidh KUVENDIN e mos u merr me asgjë tjetër por vetëm me VETTING-un duke miratu vetëm këtë NEN EKSTRA .
– Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë , jo vetëm luan qeni i kallajxhiut tamam , por do rrijnë pa gjumë fare prej frikës DEKLARUESIT , e jo të hyjnë në siklet KONTROLLUESIT .
Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
Ç’u bo ky Vetting kështu .
Spartak VERDHA