Ka nisur sërish këtë të hënë seanca dëgjimore për gjyqtarin Artan Lazaj, i cili është vënë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me kërkesën për përjashtimin e trupës gjyqësore.
Përjashtimi u kërkua pasi, sipas palës mbrojtëse të gjyqtarit të Tiranës, trupa e KPK-së u tregua e njëanshme për kërkesën e Lazajt që donte t’u nënshtrohej të 3 komponentëve të vetingut, sikurse e kërkon ligji.
Por, kërkesa e tij është rrëzuar dhe seanca vijon sipas procedurës së përcaktuar.
Artan Lazaj është një nga gjyqtarët që Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka refuzuar vizën, ndërkohë që ai kandidon për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Avokati i Artan Lazajt i ka thënë kryesueses se trupit gjykues në KPK, se ajo dikur në një çështje gjyqësore ka kërkuar përjashtimin e tij.
Me këtë arsyetim, avokati Sokol Hazizaj tha se dhe Brunilda Kekteshi si kryesuese e kësaj seance duhet që të përjashtohet pasi ka konflikt interesi me subjektin e rivlerësimit.
Avokati: Ju zonja Brunilda Bekteshi keni bërë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Artan Laze me nr. 458 në 2016, që të është rrëzuar kërkesa për përjashtimin e Lazes. Ne do ju japin dokumentacionin, sqaroj se për këtë shkak ne duam përjashtimin të një anëtari të trupit gjyqësor është sipas nenit të Kodit të Procedurës Cvile, pasi sot jemi vënë në dijeni nga zyra e kancelarit të gjykatës për këtë fakt, pra ekziston njëanshmëria në gjykimin e kësaj çështjeje
Kryesuesja e trupës gjykuese: Informoj se kjo trupë ju ka kërkuar përmes postës elektronike të deklarojnë nëse ka pasur konflikt interesi me trupën dhe është informuar se nuk ka konflikt interesi, dhe subjekti është në dijeni lidhur me procesi që unë kam pasur si përfaqësuese e shoqërues ku kam punuar, por unë e administrojë këtë kërkesë dhe trupa tërhiqet për të vendosur për kërkesën tuaj.
Procedura qe vete anetaret e trupes gjykuese shkqyrtojne kerkesat per perjashtim te vete atyre me duket e gabuar. Kete duhet ta beje nje trupe tjeter e paaneshme. Mendoj se sqarimi i gjykates nga njera ane e subjektit qe kontrollohet nga ana tjeter nepermjet postes elektronike lidhur me konflikte te mundshme(jo vetem interesi) eshte i gabuar.