Deputeti demokrat Ervin Salianji, është shprehur sot se është qeveria ajo që sot ka frikë nga vetingu dhe jo opozita.
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, Salianji u shpreh se “personat më të anatemuar, personat me të cilët u kanë marrë vota socialistëve, ish ministra e kësaj partie, PD, i keni marrë në prehër dhe po i vini nga funksioni në funksion, për turpin tuaj dhe të atyre që pranojmë çdo lloj llokmë nga ju”.
“Është një turp i paparë për të gjithë, për hipokrizinë PS ju thotë shqiptareve që vetingun e kanë demokratët, që reforma në drejtësi na qenka për frikën e një opozite e cila ka 6 vjet që është në opozitë, dhe jo për qeverinë, ndërkohë që personat më të anatemuar, personat me të cilët u kanë marrë vota socialistëve, ish ministra e kësaj partie, PD, i keni marrë në prehër dhe po i vini nga funksioni në funksion, për turpin tuaj dhe të atyre që pranojmë çdo lloj llokmë nga ju.
Por nëse do të ishit ju serioz dhe do të kishte një element nga opozita të lidhur me krimin, ju sot kontrollonit çdo institucion, nga i pari tek i fundit”,- u shpreh Salianji.