Kryeprokurorja Arta Marku u ka bërë thirrje Prokurorëve të Apelit të aplikojnë për tu bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të interesuarit kanë 15 ditë kohë për aplikimin.
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët: 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
“Por pas informacionit të ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rezulton se nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve vetem një prokuror ështe konfirmuar në detyrë. Ndaj Prokuroria fton prokurorët e interesuar që plotesojnë kriteret sipas ligjit 115/2015
‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, të sjellin dokumentet pranë Prokurorisë së Përgjithshme”, thuhet nder te tjera ne njoftimin zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme.