Aktualitet

Vetingu shkarkon kreun e Apelit të Krimeve të Rënda





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 09:15 - 09/04/19 |
mapo.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyre kreun e Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petkun. KPK ka vendosur shkarkimin e Petkut me arsyjen se nuk justifikonte pasurinë.  Gjyqtarit u gjet me probleme tek deklarimi i pasurisë.


Një sipërfaqe toke prej 4000 metrash katrorë, e blerë në gusht të vitit 1996 në shumën e 6 milionë lekëve dhe një tjetër sipërfaqe 2000 metra katrorë, blerë për 3 milionë lekë. Në bashkëpronësi me persona të tjerë, Petku ka edhe një truall 1600 metra katrorë dhe një ngastër toke bujqësore me sipërfaqe 100 mijë metra katrorë. Ndërsa relatoi një sërë problemesh, ndër të tjera edhe gjetjen e gjyqtarit në kushtet e konfliktit të interesit, relatorja Pine u shpreh se Petku nuk kishte burime të ligjshme për pasuritë e deklaruara. “Duket se subjekti nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive”, u shpreh relatorja Xhensila Pine.



Teksa pretendoi se ka deklaruar pranë ILDKPKI-së çdo pronë, konkretisht bashkëpronësinë për tokën në Kukës, truallin dhe banesën tek “Ali Demi”, tokën në Sauk dhe tri banesat që ndodhen aty dhe tokën në Vaqarr, gjyqtari sqaroi se një pjesë e tyre kanë qenë të trashëguara. Petku shpjegoi më tej se familja e tij ishte persekutuar politikisht dhe ishte internuar pas arratisjes së xhaxhait në vitin 1967. “Kemi jetuar shtatë persona në një ambient, pa energji elektrike dhe pa ujë, që gjendej një orë larg nga zonat e banuara”, tregoi Fehmi Petku.


Ky i fundit deklaroi se ishin të detyruar të punonim në punë të vështira, në miniera e ndërtim pasi kishin shkuar në Kukës. “Si punë të rënda, ato paguheshin më mirë dhe të ardhurat e familjes në atë kohë ishin nga 35 deri në 40 mijë lekë në muaj”, tha gjyqtari. Sipas tij, me këto të ardhura mund të bliheshin troje dhe të ndërtohej.


Etiketa: , ,

Pas