Aktualitet

Veton Surroit i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” – Reagon Rama: Boll me këtë absurd














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:52 - 27/11/20 |
mapo.al

Këshilli i Qarkut në Kukës, i heq titullin “Nderi i Qarkut Kukës” shkrimtarit dhe publicistit, Veton Surroi.





Ky titull i është dhënë Surroit nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015, me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.


Për këtë vendim ka ardhur një reagim nga reagimi i Kryeministri Edi Rama i cili e konsideron një veprim absurd, teksa shprehet se Parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.




Statusi:


Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Lexo edhe :  Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e Vlorës, do e ndërtojë Behgjet Pacolli

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftërave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas