fbpx

Aktualitet

BE kërkoi Vetting, Zaev: S’duam të përfundojmë si Shqipëria





               Publikuar në : 19:38 - 20/11/19 |
mapo.al

Propozimit të pak ditëve më parë të Bashkimit Evropian drejtuar Maqedonisë së Veriut që të kalojë në sitën e Vettingut gjyqtarët dhe prokurorët i është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev. Shefi i qeverise i ka kujtuar Unionit se vendi i tij nuk duhet të përfundojë si Shqipëria ku institucionet e drejtësisë janë zbrazur dhe vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.


“Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve të agjencive , ministrave. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave që ka patur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm, por tani nuk ka kapacitete si t’i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë, gjë që nuk lejohet”, u shpreh Zaev.



Zaev theksoi se akademia e magjistratëve në Shkup nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm, dhe se në rast të vetingut shteti mund të has probleme në zëvendësime e personave që nuk arrijnë të kalojnë këtë proces.


“Me sistemin gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa realisht për momentin kemi 520 dhe nëse përmes një vetingu ndodhë që qindra mos ta kalojnë atë, ne nuk kemi si ti zëvendësojmë këto kuadro”, theksoi ai.

Në forumin e ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup komisionerja evropiane për drejtësi, Vera Jurova propozoi që Maqedonia e Veriut të ndjekë modelin e Shqipërisë Vettingun dhe reformimin e sistemit te drejtësie.


Etiketa: , ,

Pas