Aktualitet

Vetting i penguar, një rast dhe disa pyetje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 23/10/20 |
Kastriot Dervishi

Shokëve të Autoritetit “për hapjen e dosjeve” u ra bretku nëpër takime me institucione të tjera, në kuadër të “bashkëpunimit” me ta (pa ia kërkuar kush), në lidhje me çështjen e personave të zhdukur. Pavarësisht se ligjërisht nuk janë as organ udhëheqës i kësaj pune por vetëm “bashkëpunues” në hava (edhe këtu pa lidhje sepse nuk kanë asnjë informacion), këta nuk presin t’u vijnë, por shkojnë vetë te ata që mendojnë se duhen takuar e kuvenduar. Mirëpo, kur vjen puna për të kryer detyrat që ua ka ngarkuar ligji si bashkëpunimi me shokët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (njohur ndryshe vettingu i Policisë), po rezulton se Autoriteti ka refuzuar bashkëpunimin dhe plotësimin e kërkesave që ligji i ka ngarkuar KPJ-së. Konkretisht, referuar edhe vendimeve që vetë kanë publikuar, rezulton:






-Me vendimin nr.445, datë 15.9.2020, është refuzuar informacioni për subjektin nr.20 (kthim përgjigje shkresës nr.20/232 datë 9.9.2020), me arsyetimin se “20”-ta ka vërtetim të marrë nga komisioni i drejtuar nga Nafiz Bezhani. Të njëjtën përgjigje Autoriteti i ka dhënë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë me vendimin nr.339, datë 24.5.2019.


Ndërkohë me vendimin nr.4, datë 18.3.2018 KDZH-ja e Autoritetit e ka deklasifikuar kartelën “model 2” të bashkëpunëtorit “Filtra”, si dhe fletën e regjistrit të bashkëpunëtorëve ku gjendet emri i tij. Nëse “Filtra” kishte vërtetim nga Bezhani dhe nuk do verifikohej, pse duhej deklasifikuar kartela dhe regjistri si kërkesë e madhe e kohës?

Lexo edhe :  Vettingu/ Kim takon komisionerët e KPK: Procesi, i lirë nga presionet






-Me vendimin nr.522, datë 5.10.2020, është refuzuar informacioni për subjektin nr.68 (kthim përgjigje shkresës nr.68/129 datë 23.9.2020), me arsyetimin se çështja është në proces gjyqësor. Ndërkohë me vendimin nr.4, datë 18.3.2018 KDZH-ja e Autoritetit ka deklasifikuar dokumentet që i përkasin subjektit nr.68. Me vendimin nr.340, datë 24.5.2019, Autoriteti ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për dokumentet që posedon për “68”-n. Nëse veprimi nuk është bamirësi për subjektin nr.68, është mirë të pyetet: a ka shkelur ndonjëherë ky subjekt në zyrat e Autoritetit? A kanë njohje anëtarët e presidiumit së Autoritetit me këtë subjekt? A kanë ngrenë 35 dreka anëtarët e presidiumit me këtë subjekt? A ka shërbyer “68”-ta si një lloj mentori për organizimin e “punëve” të Autoritetit?



Asnjë institucioni shtetëror, aq më tepër atyre me karakter verifikues, nuk i ndalohet informacioni nga një institucion tjetër shtetëror. Nuk mund të vendoset asnjë lloj kufizimi.



Këtu nuk kemi të bëjmë me veprimtari të shërbimeve sekrete, në të cilat mund të ketë të dhëna me karakter operativ. Autoriteti nuk ka pse i hyn analizës se si do të vendosë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe as të qajë hallin se si do të shkojë procesi gjyqësor i “68”-s. Vendimmarrjen e ka në dorë KJV-ja dhe jo Autoriteti.

(Reflektim para bisedës së pritshme)

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas