Avokat Spartak Ngjala tha se ligji për vettingun e politikanë është i panevojshëm. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Ngjala tha se prej kohësh në Shqipëri ndodhet FBI, e cila i ka zbuluar të gjitha lidhjet e politikaneve.
Sipas tij, ky propozim është një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës për të nxjerrë jashtë loje Byronë Kombëtare të Hetimit.
Spartak Ngjela: Është frikë e tyre që të zvarrisin kontrollin e tyre, por kushtetuta e ka thënë qartë, vettingu i tyre është Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Këto janë vettingu i politikanëve. Ajo ishte e një institucioni i cili kishte probleme të vetë në pushtet, ishte pushtet i veçantë. Për këtë pushtet e ka zgjidhur kushtetuta. Këta kanë rënë në marrëveshje me njëri-tjetrin. Por ku qenkan kaq të pastër pse nuk e formojnë BKH.
Duan që me një organ ligjor të lënë pa efekt BKH, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Por kush i lë?! Se këto janë kërkesa kushtetuese, e para dhe e dyta, këtu FBI ka kohë që punon. I ka zbardhur të gjitha, nuk kanë nevojë për vetting këta, ia ka zbardhur FBI të gjitha, i dinë ku i kanë paratë, ca do bëjë vettungu me këta. Bëjnë gafa të mëdha sepse ndërkombëtarët qeshin me hallin e tyre. Janë në hall! Hetimi ndaj tyre ka filluar, ça vettingu do bëjnë këta, pse do ti kontrollojë, për pronat?! Këtu është problemi më i madh se kaq. /Oranews