Aktualitet

Pritej të ishte Ardi Veliu, Vetting-u në polici nis nga SHÇBA





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 05/11/19 |
mapo.al

Sot ka nisur Vettingu në Policinë e Shtetit i cili ka për qëllim të identifikojë drejtuesit me integritet të lartë dhe ata të cilët nuk kanë ushtruar detyrën në përputhje me ligjin. Seanca e parë dëgjimore në radhët e policisë, vjen pas shqyrtimit të 45 dosjeve të para.


Por ndryshe nga sa pritej, nuk do të dalë i pari drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, por Oltion Shehu, shefi i sektorit në Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.



Sipas ligjit, në procesin e parë të vettingut do të përfshihen detyrat më të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, 31 punonjës, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, 12 punonjës dhe në Gardën e Republikës, 2 punonjës.


Pritet që të gjithë ata efektivë policie, të çfarëdo grade të jenë, të cilët do të shkarkohen nga procesi i Vettingut, do të përballen me drejtësinë.


Etiketa: , , ,

Pas