Aktualitet

Vettingu “djeg” ish-kreun e Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj





               Publikuar në : 10:19 - 10/12/19 |
mapo.al

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtës është përballur këtë të martë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të cilët kanë vendosur shkarkimin e tij nga detyra.


Procesi i vetingut për Islamajn u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Sipas KPK, subjekti Islamaj rezulton me shtesë pasurie familjare të pambuluar me burime në vitin 2007 në vlerën e rreth 474 mijë lekëve.



Problemet me pasurinë kanë bërë që Islamaj të shkarkohej nga detyra. Fatri Islamaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2003-2006 dhe e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor nga Gjykata e Fierit. Në vitin 2010, ai është transferuar në Gjykatën e Tiranës dhe tre vjet më vonë u emërua kryetar i kësaj Gjykate, në moshën 33-vjeçare.


Pas tre vitesh drejtimi të Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2016. Gjatë këtij viti, Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur përmes shortit.

LEXO EDHE:

KPK konfirmon prokurorin Genti Xholi dhe gjyqtarin Klodian Kurushi


Etiketa: , , ,

Pas