Rreth 500 punonjës të Policisë së Shtetit kanë refuzuar t’i nënshtrohen procesit të vettingut dhe kanë dhënë dorëheqjen. Sipas sindikatës së policisë ata janë mbi 45 vjeç dhe këtë zgjedhje e kanë bërë për të përfituar pensionin suplementar. Punonjësve që kanë dhënë dorëheqjen iu miratohet lirimi nga detyra Brenda 30 ditësh dhe për 2 vite ata përfitojnë pagën vijuese. Nëse kanë mbi 15 vite punë ata përfitojnë edhe pensionin suplementar.
Në institucionet policore është bërë sqarimi që formularët janë deklarativë dhe nuk kanë nevojë për dokumente shtesë për të shmangur kështu penalizimin e policëve që nuk po mundet të pajisen me dokumentacionet e nevojshme për të plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë.