Politika

Vettingu i politikanëve, Rama ironizon Bashën: Luli fut dorën në kapele dhe nxjerr zogun…






               Publikuar në : 22:24 - 13/09/18 |
mapo.al

Edi Rama, i pyetur nëse është dakord për vettingun e politikanëve të propozuar nga PD, është shprehur se vetë ata nuk janë të qartë se çfarë kanë propozuar.


Duke iu drejtuar Berishës, Bashës, dhe Kryemadhit, Rama është shprehur me ironi: A mendoni se këta të tre do të ngrenë një institucion për të hetuar veten e tyre?!

“Luli është artist, në kuptimin e mashtruesit, si ata që fusin dorën në kapele dhe nxjerrin zogun, kështu është ai”, u shpreh kryeministri.

“… A e dini ju që unë çdo dhuratë të dasmës që kalonin një vlerë simbolike i kam kthyer? Unë do isha vërtetë i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve ë të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre të pushimeve dhe çdo gjë tjetër.

Të gjithë këta që janë këtu, publiku që na ndjek, nuk dëgjojnë që jetoj në saraje, që fluturoj me chartera, etj, por dëgjojnë që ime shoqe ka përfituar truallin ku është ndërtuar shtëpia në mënyrë abuzive. Unë e di shumë mirë të vërtetën, dhe çdo qindarkë që unë kam e kam në letra dhe jam gati ta vë në dispozicion, por kjo duhet të shkojë përtej shtëpisë sime”, u shpreh kryeministri duke i dhënë përgjigje për akuzat e PD lidhur me shpenzimet nga buxheti i shtetit për llogari të pushimeve të familjes së tij.

 

Pjesë nga intervista:

Jeni pro vetingut të propozuar nga PD?

Basha është artist…

Në ç’kuptim?

Është mashtrues, nga ata që fusin dorën në kapele dhe nxjerrin zogun…

Do ta votoni propozimin e PD për vetigun e politikanëve?

Cilin veting? Ata nuk dinë as vetë çfarë kërkojnë… Të vijë njëherë të vetingu që kemi bërë ne. Ka një veting për politikanët, për lidhjen me krimin, pasurinë e tyre dhe të rrethit familjarë. Njerëzve u intereson sa të ardhura të dala nga xhepat e tyre kanë marrë në zotërim në mënyrë të paligjshme.

Këta të tre do ngrejnë një strukturë për të hetuar veten e tyre? Nuk është çështja që nuk jam dakord por kjo është një farsë, nuk kuptohet se çfarë është. Veting i politikanëve janë duart… i ke të pastra apo nuk i ke?!


Etiketa: , , ,

Pas