Aktualitet

Vettingu/ Kim takon komisionerët e KPK: Procesi, i lirë nga presionet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:22 - 13/09/21 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme komisionerët e KPK. Ajo qartësoi se procesi i Vettingut duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm përfshirë dhe sulmet mbi komisionerët.






Për ambasadoren, SHBA do të vijojë të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi dhe se Shqipëria duhet të ketë sistem drejtësie professional, efikas e pa korrupsion.


“U takova me komisionerë të KPK për t’i falënderuar për përshpejtimin e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli i reformës në drejtësi në Shqipëri.







Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet mbi komisionerët. Shqipërisë i duhet një sistem drejtësie profesional, efikas dhe pa korrupsion – jo vetëm se është thelbesor për hyrjen në BE, por sepse populli shqiptar e meriton këtë dhe asgjë më pak se kaq.



Lexo edhe :  Surprizon Yuri Kim: Nëse një ditë do jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri

SHBA do vazhdojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, përfshirë vetting-un”, shkruan Yuri Kim.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas