Aktualitet

Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Izet Haxhisë






               Publikuar në : 09:41 - 20/05/19 |
mapo.al

Sokol Binaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, është konfirmuar në detyrë nga KPK. Ai ka kaluar me sukses Vettingun në të treja shtyllat e tij. Ai është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme.


Pak ditë më parë, bashkëshortes së gjyqtarit, me funksion koordinatore për mediet në Prokurorinë e Përgjithshme, i dogjën automjetin dhe ngjarja po hetohet si kërcënim për shkak të detyrës. Dyshimet shtohen edhe më tepër pasi ajo ka dhe një pozicion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjyqtari Sokol Binaj qenë i përcaktuar me short për dojsen “Shullazi”, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen e Izet Haxhisë. Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, në 12 shtator 1998.


Etiketa: , , , , ,

Pas