Aktualitet

Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin Besim Hajdarmataj




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:05 - 16/10/19 |
mapo.al

Ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdatarmataj, është konfirmuar në detyrë nga KPK. Ai iu nënshtrua vlerësimit në kuadër të Vettingut për tre komponentë si pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtitë e figurës.


Hajdarmataj është paraqitur personalisht në KPK pa përfaqësimin nga një avokat. Trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu tha sot se konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe për rrjedhojë procesin e rivlerësimit të prokurorit Besim Hajdarmataj.


Trupa vendosi konfirmimin në detyrë të tij si dhe transferimin e dosjes penale të Përmetit për 12 ton droge për shkelje disiplinore në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.



Hajdarmataj 20 vite në sistemin e drejtësisë
Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.


Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u largua fillimisht nga posti i drejtuesit të Krimeve të Rënda dhe në shtator 2018 u komandua në Prokurorinë e Pogradecit. Ai e konsideroi transferimin të paligjshëm dhe me vendim të Gjykatës Administrative dhe më pas të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u rikthye sërish si prokuror i Krimeve të Rënda.


Hajdarmataj ka udhëhequr një sërë çështjesh të nxehta, mes tyre atë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ishte Hajdarmataj, prokurori që firmosi kërkesën për heqjen e mandatit për Tahirin.

Mes çështjeve të nxehta të hetuara prej tij, ishte dhe ajo e italianit Guido Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij në zonën e Ishmit.


Etiketa: , ,

Pas