Aktualitet

Vettingu në politikë, Basha me mesazh të fortë: Kuvendi, strehë e krimit/ VD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:12 - 26/10/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha publikoi në Facebook një video nga fjalimi i tij i djeshëm në Kuvend, me fokus Vettingun në policikë. 






Basha thotë se frika e pak njerëzve që shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor.


Sipas Bashës, salla e Kuvendit është shndërruar në strehë për të korruptuar dhe përfaqësuesit e krimit, ndaj dhe Vettingu është domosdoshmëri e urgjencë kombëtare.







“Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit. Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd! Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëv të korruptuar. Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre“, thotë Basha.

Lexo edhe :  Mbi modelin Ramiz Alia





1


Etiketa: , ,

Pas