Friday, May 27, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vettingu në politikë/Basha: T’i japim fund korrupsionit 30- vjeçar

by mapo.al
25/11/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

“Shpagimin për shqiptarët që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet e larta dhe janë lodhur së paguari faturat e korrupsionit 30 vjeçar”.

Kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha sot nga “Foltorja” e Kuvendit.

Basha tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit 30-vjeçar në vend.

“Është korrupsioni që lejon që paketat fiskale dhe buxheti të bëhen në mënyrë jo transparente dhe në mungesë totale të konsultimit me qytetarët dhe me grupet e interesit.

Është korrupsioni që lejon që qeveria që merr borxhin më të madh në tre dekada, qeveria që rrit taksat më shumë se të gjitha parardhëset, qysh prej kohës që regjistrat e shtetit mbaheshin në osmanllisht, të jetë mospërfillëse ndaj kërkesave dhe nevojave elementare të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, dhe të kujdeset vetëm për veten e vet dhe për klientët e vet.

Është korrupsioni që pengon investimet e huaja të vijnë në Shqipëri në nivele të ngjashme me ato të rajonit.

Është korrupsioni o i marrë, do të thoja për të perifrazuar Bill Clinton, kur në shtetin më demokratik të botës, me ekuilibrat e pushtetit të konsoliduar nga njerëz të fortë dhe ligje të forta, kishte vendosur theksin e programit të tij tek ekonomia.

Ne e kemi të qartë që problemi numër një është korrupsioni. Ne kemi propozuar edhe zgjidhjet me të cilën kërkojmë t’i vijmë në ndihmë institucioneve të paralizuara të drejtësisë, për të nisur misionin për të cilin ato u krijuan dhe për të cilin u mbështetën bujarisht nga taksapaguesit e vendeve europiane dhe SHBA, e tani po aq bujarisht nga taksapaguesit e varfër shqiptarë, ata që paguajn me paga të majme në mënyrë që ti japin fund pandëshkueshmërisë.
Zgjidhja që ne kemi ofruar është vettingu në politikë.

Sigurisht është një projekt që kërkon vullnet, mbështetje dhe burime njerzore, por ky projekt nuk është një punë shtesë. Është një mision, një angazhim kombëtar që kërkon vullnet, nga politika, nga drejtësia dhe nga shoqëria. Një angazhim madhor, ndoshta më madhori në këto 30 vite pluralizm që do të shënojë ndarjen përfundimtare me politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar.

Por, sidoqoftë, për shqiptarët që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet e larta, që janë lodhur së paguari faturat e korrupsionit 30 vjeçar të politikanëve që kanë abuzuar me pushtetin e tyre, të qytetarëve që janë varfëruar duke paguar dëmet e prodhuara nga politikanët e papërgjegjshëm, vettingu në politikë përfaqëson shpagimin e merituar për kohën e humbur dhe për vonesën shqiptare në ngushtimin e distancës që na ndan nga Europa.

Si dhe mjetin për t’iu përgjigjur jo me retorikë, por me një qëndrim kurajoz, moral, ballëlart dhe të drejtpërdrejtë vullnetit të shumicës së tyre për të pasur një politikë të pastër, që u shërben qytetarëve dhe çliron potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë”, u shpreh Basha.

JU SUGJEROJME

Ja pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën Lindore
Bota

Ja pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën Lindore

26/05/2022
“E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë
Aktualitet

“E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë

26/05/2022
7 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv
Bota

7 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv

26/05/2022
Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes
Aktualitet

Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

26/05/2022
Next Post
Berisha intervistë për “Zërin e Amerikes”: Nuk krijoj forcë të re politike

Berisha intervistë për "Zërin e Amerikes": Nuk krijoj forcë të re politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ja pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën Lindore
  • “E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë
  • 7 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv
  • Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes
  • Ish-konkurrentja e “Për’puthen” heq reçipetat në mes të rrugës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In