Kryeministri Edi Rama ishte i ftuari i parë i emisionit më të ri të Eni Vasilit në Top Channel ku komentoi dhe propozimin më të ri të opozitës për vetting në politikë.
Rama tha se të gjitha shpenzimet e tij dhe të familjes janë të hapura dhe se është mëse i interesuar që këto “llogari” të dalin në dritë.
“Të gjitha shpenzimet e mia familjare qysh kur jam kryeministër janë të deklaruara. Të gjitha shpenzimet e bëra nga unë familjarisht dhe të gjitha burimet e të ardhurave, janë të deklaruara dhe sinqerisht unë jam me patjetër në më i interesuari, që librat e llogarive të gjithsekujt të hapen para shqiptarëve dhe jo me çfarë kanë dëgjuar”, tha Rama.