Kryeministri Edi Rama deklaroi se një pjesë e mirë e politikanëve janë të korruptuar, dhe se janë të lirë në veprimtaritë e tyre për shkak të gjyqtarëve të korruptuar e të lidhur me krimin.
I ftuar në emisionin “Opinion”, përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh, Rama tha se nëse gjyqtarët nuk marrin dënimin e merituar nga SPAK ( i referohet dënimit me burg), politikanët do të vijojnë aferat korruptive, duke mos përjashtuar këtu edhe ato të forcës së tij politike.
Risjellim në vëmendje se deri më tani 68% të magjistratëve janë shkarkuar nga detyra, kryesisht për problemet me pasurinë, integritetin dhe aftësitë profesionale.