Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ky vendim vjen pas disa kërkesave të presidentit Hashim Thaçi për t’i formuar sa më shpejt institucionet e vendit.
Vendimi i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi. Ende nuk dihet nëse është arritur marrëveshja mes Albin kurtit dhe Isa Mustafës, për qeverinë e re.