Aktualitet

Vëzhgim i Mapo/ Nafta dhe benzina kanë rënë në gjithë botën, vetëm në Shqipëri jo (FOTO)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:11 - 21/04/20 |
mapo.al

Çmimi i naftës në të gjithë botën është ulur ndjeshëm, për shkak të rënies së konsumit nga kriza e koronavirusit.


Në SHBA, kjo rënie, arriti kulmin ditët e fundit, ku u raportua se disa tregtarë të karburanteve ishin gati të paguanin ata, vetëm e vetëm për të hequr naftën dhe benzinën nga depozitat e tyre. Edhe në Europë, edhe në rajonin tonë ka ulje të ndjeshme të çmimit.


Vetëm në Shqipëri, një litër karburant vazhdon të kushtojë pothuajse njësoj, dhe zbritja në çmim është fare e vogël, e pandjeshme.



Gazeta Mapo ka bërë sot pasdite një vëzhgim në disa pika karburantesh në kryeqytet, ku çmimi i naftës dhe benzinës është afërsisht 1 mijë e 600 lekë litri.


Kjo duket qartë nga tabelat reklamuese, që mund t’i shihni në foto.


Disa janë arsyet pse ari i zi është më i shtrenjtë tek ne se kudo tjetër. E para janë taksat dhe tarifat e qeverisë. Mbi 60 përqind e çmimit të një litri, është detyrim që i shkon qeverisë. Nga ana tjetër, efektet e ndryshimit të trendit botëror, vijnë disa muaj me vonesë tek ne, duke qënë se jemi një treg i vogël.

Po, një arsye tjetër, që nuk shkruhet në buletine, por që ndodh, është prishja e tregut dhe e konkurencës, pasi disa prej bosëve të karburantit në Shqipëri kanë lidhje shumë të afërta me qeverinë, janë klientelë e saj, përfitojnë tendera dhe pjesë nga buxheti, dhe nuk e kanë shumë problem nëse e mbajnë naftën pa shitur, në vend se të ulin çmimin.


Etiketa:

Pas