fbpx

Aktualitet

Vëzhgim nga jugu në veri/ Trafiku, makthi i pushuesve në fundjavë





               Publikuar në : 17:08 - 21/07/19 |
mapo.al

Trafiku i rënduar është kthyer në makth për pushuesit që i drejtohen bregdetit në fundjavë. Edhe sot nuk mungoi radha e gjatë automjeteve në të gjitha zonat bregdetare, duke treguar edhe njëherë se rrugët që të çojnë buzë detit janë jashtë standardeve për të përballuar kapacitetin e lëvizjes.


Vlora



“Abc News” ka kryer një vëzhgim me kamera në zonat bregdetare. Kështu, Vlora këtë fundjavë është përballur me trafik të rënduar dhe fluks pushuesish në bregdet. Segmenti Vlorë-Orikum mbetet më i ngarkuari me një numër të lartë automjetesh dhe ku policia po punon me forca të shtuara.


Naun Doko, Shef i Qarkullimit në Vlorë thotë se “Policia Rrugore në bashkëpunim edhe me Policinë e Rendit është prezente në rrugë, ditë e natë. E kontrollojmë të gjithë lëvizjen në rrugë në segmentet me ngarkesë dhe që ka risk për aksidente”.

Lezha

Këtë fundjavë bregdetit të Shengjinit iu drejtuan me qindra qytetarë, mes tyre dhe pushuesit nga Kosova. Hyrja dhe dalja nga zona bregdetare është kthyer në një shqetësim për drejtuesit e mjeteve, ndërsa Shëngjini sot ka pritur numrin më të lartë të pushuesve për këtë sezon.

Një pushues nga Polonia shprehet se “e gjeta në “booking” hotelin dhe në këtë mënyra udhëtova drejt Shqiperisë. Kjo është hera e parë për mua. Dua të them se njerëzit janë shumë të mirë e miqësor, deti i pastër, por pastërtia në pjesën tjetër ka nevojë të shihet dhe këtu e kam fjalën për plazhet publike dhe rrugët”.

Durrësi

Edhe Durrësi ditën e sotme ka qenë i ngarkuar nga trafiku. Radhë të gjata shfaqen në kryqëzimin e rrugëve në Plepa si dhe në rrugën Ura e Dajlanit-Plepa. Po kështu rruga e ngushtë nga Maminasi tek Gjiri Lalzit është çdo të shtunë e të diel me trafik të rënduar, pasi ky plazh frekuentohet më së shumti nga banorët e kryeqytetit.


Etiketa: , , , , , , , , ,

Pas