Aktualitet

ODIHR: Problem dalja e të dhënave personale, qeveria shfrytëzoi asetet publike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 26/04/21 |
mapo.al

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.





Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev, tha se fushata elektorale nuk pati dinamikën e duhur, pasi mesazhet u fokusuan më shumë te liderët politikë.


Problemet kryesore të konstatuara:





-Shitblerja e votës



-Dalja dhe perdorimi i të dhenave personale


-Qeveria perdori asetet publike në fushate

-Pati kercenime ndaj administratës

-Rasti i dhunës në Elbasan

“KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem Gjatë fushatës doli një databasë që mbante kontakte personale dhe rrodhi në publik. Kjo mund të konsiderohet si shkelje e rëndë për intersa të partive. Më lejoni të them dy fjalë për mjedisin mediatik. Ndikohet nga interesat e pronarëve. Dënoj incidentet që i paraprinë votimit që çuan vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të investigohen dhe hetohen si duhet”, deklaroi Guliev.

Lexo edhe :  Përplasje fizike mes vëzhguesve te shkolla "1 Maji" në Tiranë

 

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas