Bota

(Video) 1800 skiatore ‘sfidojnë’ të ftohtin/ Garojnë me bikini




               Publikuar në : 11:25 - 20/03/19 |
mapo.al

Sezoni i skijimit në Soçi, në Rusi, ka ulur siparin me festimet katër ditore të festivalit “Boogel Woogel”, i cili zhvillohet nga data 15 deri në 19 mars të çdo viti në pistën e Rosa Khutor.


“Boogel Woogel” nuk është vetëm një festival, por është karnavali më dinamik malor. Ai është një event i pazakontë, gjithmonë i mirëpritur dhe i hapur për mysafirët, një nga ato ngjarje dimërore në të cilën drita verbuese e diellit dhe shkëlqimi i borës, përzihen me ngjyrat e ngrohta që “njollosin” bardhësinë.

Vitin e shkuar në “Boogel Woogel”, numri i pjesëmarrësve ishte vetëm 850 kurse këtë vit numri i tyre theu çdo limit, duke kapur shifrat e 1800 personave, një rekord i ri Guinness. Zbritja e skiatorëve në shpatet e pjerrët, që sfidojnë të ftohtit, veshur me bikini apo kostume të tjera banjo, muzika, festimet e “Holi” plot ngjyra, snowboarding, not në pishina, yoga, shah, boks e shumë të tjera, janë ato që i bëjnë karnavalin malor të Soçi-t, eventin më të çmendur në botë, atë që shpesh quhet “Olimpiada e Ekcentricitetit”.


Etiketa: ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas