Aktualitet

Video/ 22-vjeçarja vjedh foshnjën nga materniteti, e shet për £1.500





               Publikuar në : 20:40 - 05/12/19 |
mapo.al

Një vajzë, që vodhi një foshnje të porsalindur nga një maternitet dhe e shiti atë për më shumë se 1.500 paund, është dënuar me shtatë vjet burg.


Asel Zhapanova e mori foshnjën nga Taraz Regional Maternity Hospital në provincën jugore të Jambyl në Kazakistan.



22-vjeçarja hyri brenda në dhomë dhe e futi vajzën në një çantë sportive, ndërsa nëna e saj nuk ndodhej aty.


Zhapanova më pas u largua nga spitali përmes hyrjes së shërbimit pa u kuptuar nga stafi që foshnja ishte fshehur në çantën e saj.

Kamerat e sigurisë tregojnë 22-vjeçaren të veshur me një fustan rozë të gjatë duke u larguar me shpejtësi nga spitali ndërsa në çantë mbante fëmijën.

Foshnja u la vetëm në dhomë pasi nëna e saj shkoi për të ngrënë ndërsa kujdestarja e la vetëm për t’ju përgjigjur një telefonate.

Kur kujdestarja u kthye, zbuloi se foshnja ishte zhdukur dhe telefonoi policinë.

Oficerët kontrolluan menjëherë të gjitha kamerat e mbikëqyrjes dhe gjurmuan Zhapanova që kishte hyrë në një hotel afër spitalit.

22-vjeçarja dhe foshnja u gjetën në një dhomë në hotelin Astana që ndodhej afër spitalit.

Ajo sapo kishte shitur fëmijën për 1576 paund kur u arrestua së bashku me blerësit.

Gjendja e të porsalindurës ishte normale dhe jeta e saj nuk ishte në rrezik. Më pas u kthye tek nëna e saj.

Policisë ju deshën dy orë për të zgjidhur çështjen.

Asel Zhapanova u akuzua për rrëmbim e trafikim njerëzor dhe u dënua me shtatë vjet burg.


Etiketa: , , , ,

Pas