KMR

Video: A e besoni se u nënshtrohen torturave me dëshirën e tyre?





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:15 - 09/10/18 |
mapo.al

Ajo njihet edhe si shtëpia më e frikshme në botë. Të ftuarit përjetojnë një tmerr psikologjik dhe fizik, që nga qethja e flokëve e deri tek tortura me ujë.


Shtëpia McKamey ndodhet në San Diego të Kalifornisë dhe është në pronësi të Russ McKamey.



Çdo ditë, pak pjesëmarrës futen në këtë lojë, ku torturohen aq sa mund të detyrohen të hanë të vjellurën e tyre.


Në listën e pritjes për të marrë pjesë në këtë ‘lojë’ të çuditshme janë 2400 persona.

<
>
1 2 3 4 5 6 7

Personat që futen në shtëpi nënshkruajnë fillimisht një dokument të pranimit të rrezikut.

Kurse McKamey u kërkon atyre një raport mjekësor për të vërtetuar që nuk kanë probleme serioze mjekësore.

Pavarësisht kësaj, një nga të pranishmit pati kaluar një atak kardiak.

Edhe pse ka investuar më shumë se gjysmë milion dollarë në këtë shtëpi, McKamey thotë se nuk u kërkon lojtarëve asgjë, ndoshta në donacion në ushqim për qentë.

Ai tha se është sikur të shohësh një film horror live me gjak, dhunë, gjarpërinj e merimanga.

Në shtëpi duhet të qëndroni tetë orë, por deri më tani askush nuk ia ka dalë. Kampionia është Sarah P. që ka rezistuar gjashtë orë.


Etiketa: , ,

Pas