Kanë kaluar shumë vite, që kur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy” nuk grushton më në “Street fight”, në rrugët e Anglisë. Por megjithëse tai është një këngëtar i afirmuar në Shqipëri dhe përtej kufijve, Noizy i zgjidh problemet me të njëjtën mënyrë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video e publikuar nga “IN TV”, ku këngëtari akuzon një person se e ka sharë dhe më pas e qëllon me grusht.
Noisey është nën shoqërinë e miqve të tij, që kanë filmuar dialogun dhe grushtimin.
Në të shkuarën, grupi i Noizy-t ka kapur faqet e kronikës së zezë për përplasjet me armë, por kishte kohë që lajme të tilla nuk vinin nga këngëtari. Përkundrazi, kohët e fundit ai është një ndër të preferuarit e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Të dy janë shfaqur bashkë në disa aktivitete të Bashkisë, veprime që kanë ndryshuar imazhin e këngëtarit.
Personi i goditur mohon ta ketë sharë, por pasi e qëllojnë largohet nga tavolina.