Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar me video, tentativat e qeverisë për t’i dhënë fund protestës së studentëve nga i gjithë vendi.
Në videon e publikuar sot, Berisha tregon: “Këta janë agjentët e policise kriminale, që infiltroi Rama në radhët e studentëve grevistë. Pasi dështuan në misionin e tyre të ulët të thyerjes së grevës, ata rrahën si kafshë dhe bënë për spital një gjimnazist, që rrinte me studentët”.